Kalo te përmbajtja kryesore

DiscoverEU (2026)

Bileta juaj falas për të eksploruar Evropën në moshën 18-vjeçare.

DiscoverEU është një nismë në kuadër të programit Erasmus+ që u ofron të rinjve 18-vjeçarë mundësinë të udhëtojnë nëpër Evropë, kryesisht me tren, për të njohur larminë, trashëgiminë kulturore dhe historinë e kontinentit. Aplikantët e përzgjedhur përfitojnë një leje udhëtimi Interrail falas, të vlefshme për deri në 7 ditë udhëtimi brenda një periudhe 30-ditore, si dhe një kartë zbritjesh për akomodim, veprimtari kulturore e sportive dhe transport lokal. Programi synon të forcojë ndjenjën e përkatësisë në Bashkimin Evropian, të krijojë lidhje ndërmjet të rinjve nga e gjithë Evropa dhe të nxisë udhëtimin e qëndrueshëm. Shqipëria ende nuk përfshihet në vendet që kanë të drejtë të marrin pjesë, por mund të aplikojnë të rinjtë nga shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e asociuara në programin Erasmus+ (Islanda, Lihtenshtajni, Maqedonia e Veriut, Norvegjia, Serbia dhe Turqia).

Detajet e mundësisë

Pjesëmarrja e Shqipërisë: Nuk ka të drejtë pjesëmarrjeje (mund të marrin pjesë vetëm shtetet anëtare të BE-së dhe vendet e asociuara në programin Erasmus+)

Kujt i drejtohet? Të rinjve 18-vjeçarë (të lindur brenda intervalit të datave të përcaktuar për çdo thirrje; për shembull, nga 1 korriku 2007 deri më 30 qershor 2008 për thirrjen e pranverës 2026)

Lloji i financimit: Leje udhëtimi Interrail falas dhe kartë zbritjesh (nuk ofrohen grante të drejtpërdrejta në para)

Shuma e financimit: Mbulim i plotë i kostos së lejes së udhëtimit (deri në 7 ditë udhëtimi me tren brenda 30 ditëve; shpenzimet e akomodimit dhe të jetesës mbulohen nga pjesëmarrësit)

Raundet e aplikimit: Dy në vit (në pranverë, në prill; në vjeshtë, në tetor)

Afati i ardhshëm i aplikimit: 1–15 tetor 2026 (për aplikantët e lindur nga 1 janari deri më 31 dhjetor 2008)

Ku të aplikoni ose të mësoni më shumë

DiscoverEU

Lajmet më të fundit

Konsultim me mbi 35 përfaqësues të biznesit për të diskutuar reformat e Shqipërisë lidhur me Kapitullin 3

EU4Digital Justice: Ndërtimi i besimit përmes transformimit digjital

Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë të negociatave me BE-në

Parlamenti Evropian miraton me shumicë votash Raportin e Progresit për Shqipërinë

BE-ja dhe Shqipëria shqyrtojnë progresin në reformat dhe investimet e financuara nga BE-ja