BE-ja dhe Shqipëria shqyrtojnë progresin në reformat dhe investimet e financuara nga BE-ja
10/06/2026

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Shqipërisë zhvilluan në Tiranë, më 9-10 qershor, dy takime vjetore monitorimi për të shqyrtuar progresin në zbatimin e asistencës financiare të BE-së në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (IRR) dhe Instrumentit të Asistencës së Para-Anëtarësimit (IPA). Që nga viti 2007, BE-ja i ka dhënë Shqipërisë mbi 1,9 miliardë euro grante, duke mobilizuar rreth 4,7 miliardë euro investime. Gjatë periudhës së parë të raportimit, Shqipëria ka përmbushur 21 nga 41 hapat e reformave dhe ka marrë 213 milionë euro në disbursime.


