Kalo te përmbajtja kryesore

FELT 2025

2 – 6 dhjetor 2025

FELT 2025

Festivali i Letërsisë Evropiane në Tiranë

Pas suksesit të edicionit të parë, FELT rikthehet për të dytin vit me një program edhe më të pasur. Festivali bën bashkë më shumë shkrimtarë nga e gjithë Evropa, përfshirë Irlandën, Austrinë, Gjermaninë, Slloveninë, Spanjën, Holandën, Kroacinë, Bullgarinë, Çekinë, Francën, Greqinë, Italinë dhe Poloninë. I organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës dhe ambasadat e shteteve anëtare të BE-së, FELT 2025 vijon të krijojë një hapësirë dialogu për letërsinë bashkëkohore, identitetin, historinë dhe ndryshimet shoqërore. Përmes leximeve letrare, diskutimeve, shfaqjeve artistike dhe veprimtarive ndërvepruese, festivali po shndërrohet në një traditë të përvitshme që feston larminë letrare të Evropës dhe fuqinë e rrëfimit për të forcuar mirëkuptimin dhe gjithëpërfshirjen.

Më shumë informacion:

Festivali FELT – europeishere.al