Kalo te përmbajtja kryesore

Java e Evropës 2026

9–22 maj 2026

Java e Evropës 2026

Java e Evropës 2026 shënoi festimin e Ditës së Evropës në Shqipëri me 55 veprimtari në gjashtë qytete, përmes artit, dialogut dhe takimeve. Me temën “Hapësirë e hapur” (Open Space), programi u përqendrua tek angazhimi dhe pjesëmarrja e të rinjve, si dhe te fuqizimi i zërit të tyre, duke bërë bashkë 23 artistë dhe një sërë institucionesh kulturore.

Pikat kryesore:

  • 55 veprimtari në 6 qytete: Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës, Gjirokastër dhe Vlorë
  • 23 artistë pjesëmarrës
  • Veprimtaritë përfshinë shfaqje teatrale, filma, kërcim, muzikë, ekspozita artistike dhe diskutime të hapura
  • Vëmendje e veçantë ndaj angazhimit dhe pjesëmarrjes së të rinjve
  • Organizuar në partneritet me institucionet vendore, shoqërinë civile dhe Shtëpinë e Evropës

Më shumë informacion:

Facebook: Delegacioni i BE-së në Shqipëri

Instagram: @euinalbania